VIDEO/ Gjatë himnit të Championsit, Ronaldo bën gjestin e madh ndaj vogëlushit

Nuk është vetëm futbollist fantastik, por Cristiano Ronaldo është një njeri i mrekullueshëm.


Gjatë himnit të Champions Leagues, portugezi plotësoi ëndrrën e një vogëlushi duke e përshëndetur.

Djali i vogël ishte përzgjedhur që të shoqëronte Leonardo Bonuccin, ndërsa në krahun e tij të majtë e kishte Cristiano Ronaldo, të cilin nuk mundi të rezistonte pa e parë me admirim.

Menjëherë CR7 e përkëdheli vogëlushin, ndërsa gjesti i tij ka marrë shumë reagime pozitive në rrjetet sociale.

Kujtojmë që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi golin e vetëm për Juventusin në barazimin 1-1 përballë Ajaxit.

Loading...

Comments

Popular posts from this blog