Rama në Kuvend: Kushtet i kemi plotësuar, presim hapjen e negociatave

Në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet raporti për vitin 2018 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.


"Rikonfirmimi i rekomandimit pa kushte për të dytën herë nga KE për Shqipërinë është edhe rikonfirmim i një të vërtete shumë të të thjeshtë, Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim. Hapja e negociatave është një vendim që merret nga KE-ja, që përbëhet prej të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtare bazuar në rekomandimin e komisionit, por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare. Nëse raporti i KE ndërtohet mbi kritere teknike duke verifikuar kryerjen detyrave, vendimmarrja i kalon kriteret teknike, subjektiviteti politik i vendeve ka rolin e tij.  Jemi në kushtet kur nga brenda vendit u jepet forcave që janë kundër zgjerimit një ushqim kundër vendit. Në funksion të pengimit të kësaj vendimmarrje dhe krijimit të aleancave që janë të vendosura kundër zgjerimit" tha Rama.
Loading...

Comments

Popular posts from this blog