Publikohen FOTO-t, si hynë grabitësit në pistë për 60 sekonda


“BalkanWeb” siguron fotot e para të grabitësve, ndërsa kanë mbërritur në portën hyrëse të aeroportit Nënë Tereza, e njohur si hyrja e zjarrfikëseve, nga ku kanë hyrë më pas në pistë e kanë kryer grabitjen thasëve me para në avion.


Sic duket edhe në fotot e mësipërme, autorët e maskuar kanë prerë të pashqetësuar nga askush, hekurat e portës, për të cilat burimet thanë se iu dashur rreth 60 sekonda kohë e më pas, me furgonin e bardhë me mbishkrimin ‘hetimi tatimor’ kanë hyrë brenda në pistë. Në foto duket një prej tyre të presë hekurat e portës ndërsa të tjetërët nuk kanë zbritur nga furgoni.

Në më pak se një minutë, grabitësit kanë qenë brenda aeroportit ndërsa i janë afruar avionit, duke përshkruar një pjesë të pistës. Grabitësit të armatosur i janë afruar avionit dhe kanë kryer grabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës.

Pas grabitjes autorët kanë dalë nga përmes portës nga ana e kundërt e aeroportit, ku sërish kanë prerë hekurat e derës. Në djalje, nga furgoni kanë zbritur tre prej grabitësve për të prerë hekurat,  ndërsa njëri prej tyre ruan i armatosur me kallashnikov.




Loading...

Comments

Popular posts from this blog