‘Plas’ tek Interi, Spallettin e pret shkarkimi. 'Sky Sport' zbulon trajnerin e ri...
Giuseppe Marotta dhe Luciano Spalletti janë në një konflikt dhe divorci ndërmjet palëve pritet të ndodhë shumë shpejt.
“Sky Sport” konfirmon lajmin përmes gazetares së njohur Mariangela Pira e cila ka një informacion shumë të rezervuar nga Interi.
Sipas saj Spalletti nuk ka zbatuar urdhrat e shoqërisë në daljet para medias.
“Në këtë moment marrëdhënia mes tyre është inekzistente, Marotta dhe Spalletti janë thuajse të huaj për njëri-tjetrin. Spalletti jo vetëm që nuk bën asgjë nga ato që i kërkon Marotta, por del në televizione dhe bën të kundërtën. Është me fat që nuk largohet që sot”, ka qenë postimi në “Twitter”
Gjithashtu gazetarja shton zërat se zëvendësuesi i Spallettit pritet të Jete Antonio Conte i cili ka marrëdhënei të shkëlqyera me Giuseppe Marottan.
“Pyeta burimin tim në lidhje me Conten dhe nuk më mohoi asgjë. Përgjigja e tij ishte “Interi mbi të gjitha”- përfundoi Pira.
Kujtojmë që edhe Icardi mbrëmjen e djeshme kishte një përplasje me Spallettin gjatë momentit të zëvendësimit, ndërsa tekniku italian ka humbur harmoninë në skuadër.

Loading...

Comments
Post a Comment