Identifikuan trupin, familjarët e Admir Muratajt në lot para morgut

Bashkëshortja dhe vellai i Admir Muratajt kanë qenë ata të cilët kanë bërë identifikimin e trupit të pajetë në morgun e Tiranës.
Albana Murataj ka konfirmuar se trupi i përkiste bashkëshortit të saj. Jashtë morgut familjarët e trurit të grabitjeve në pistën e Rinasit janë parë në lot, teksa presin të marrin trupin për të kryer ceremoninë mortore.

Në ambientet e morgut kanë qenë dhe familjarë të tjetër të Admirit, të cilët janë afruar duke qarë dhe duke ngushëlluar gruan e tij. Vëllai i Admir Muratajt ka thënë se e ka mësuar lajmin përmes mediave, ndërsa ishte kthyer nga Kosova për të mësuar më shumë për të që kishte ndodhur.

“Koka” i bandës së grabitësve u ekzekutua nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit nga aeroporti i Rinasit e deri në afërsi të Fushë Krujës. Murataj u fotografua edhe në aeroportin e Rinasit teksa merrte nga avioni çantat me para dhe i ngarkonte në makinë, por në kokë mbante një maskë silikoni.



Loading...

Comments

Popular posts from this blog