Grabitja 10 mln Euro/ Vëllai i Admir Muratajt: Do t’i gjejmë shokët që e lanë në rrugë!
Pasi identifikoi në morg trupin e Admir Muratajt, bashkë me kunatën, në një prononcim për mediat, vëllai i Admirit, Cen Murataj thotë se prej 2 vitesh nuk komunikonte me vëllain e tij.
Ai nuk e pranon që Admiri, të ketë qenë organizator i grabitjes në aeroportin e Rinasit ndërsa thotë se ende nuk e ka të qartë se prej kujt u vra vëllai i tij, nga shokët, apo nga policia. I riu hedh dyshime dhe kërkon ndihmën e policisë për ta zbardhur vrasjen.
“Ishte në kërkim vëllai, prej dy vitesh nuk kam komunikuar me të. Policia ka ardhur ka ushtruar kontrolle në shtëpi. Ne nuk e dimë kush e ka vrarë, nuk i njohim shokët, por do t’i shohim kush janë shokët, ata që e kanë lënë në rrugë ose do t’i gjejmë neve ose do t’i gjejë policia”.
Sa për faktin që ai mund të ishte organizatori apo truri i bandës, vëllai nuk e pranon, por hedh dyshime: “Besoj që janë përdorur si vegla. Do ta gjejmë fillin më vonë. Si ka mundësi që organizatori ngelet i vrarë dhe të tjerët ikin. Do ta gjejmë, do shohim”,- thotë ai.

Loading...

Comments
Post a Comment