A i frikësohesh Messit? Simeone jep këtë përgjigje për argjentinasin

Trajner i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se skuadra e tij nuk i frikësohet yllit të Barcelonës, Lionel Messit.


Madje, Simeone nuk pranoi t’i komentonte paraqitjet e Messit, por vazhdoi duke thurur elozhe për trajnerin Ernesto Valverde për punën që ka bërë me klubin katalonas.

Kur u pyet për Messin, Simeone tha në konferencën për shtyp: “Fjala e duhur nuk është frikë, por respekt”.

“Barcelona e ka një skuadër të matur dhe unë besoj që për shkak të punës së mrekullueshme të trajnerit, skuadra ende ka shpresa për triumf në tri gara”.

“Ata janë në një pozicion për t’ia pasur zili në La Liga, në Ligën e Kampionëve… është e vështirë të jesh një ekip si ata dhe të vazhdosh me fitore. Valverde, me stilin e tij të lojës, është duke kaluar një sezon të mrekullueshëm”.

Messi i ka shënuar gjashtë gola nga goditjet e lira këtë sezon, përfshirë këtu nga një në tri ndeshjet e fundit.

“Kjo është një aftësi e pastër”, ishte vlerësimi i vetëm i Simeones për këto goditje të Messit.

Atletico Madridi do të përballet me Barcelonën të shtunën në orën 20:45.
Loading...

Comments

Popular posts from this blog