Zbulohet arsyeja befasuese pse mungon Higuain në Juventus-Milan

Kur po bëhet gati të fillojë sfida e Superkupës mes Milanit dhe Juventusit, që do të luhet në Jeddah të Arabisë Saudite, është shuar një nga dilemat e mbrëmjes, ajo që lidhte me aktivizimin e Gonzalo Higuain në sfidën e sotme.


Kështu sulmuesi argjentinas nuk do të jetë në fushë ndaj ish-skuadrës së tij, Juventusit, pasi siç raportojnë mediat italiane, ka temperaturë dhe nuk mund të vihet në dispozicion të Gattusos.

Pikërisht për këtë arsye, Higuain mungoi edhe në foton zyrtare që futbollistët e Milanit bënë me autoritetet arabe, ndërsa nëpërmjet një postimi në Instagram shkroi:

“Bashkë ia dalim”, duke tentuar të karikojë shokët e skuadrës. Gjithsesi mungesa e Higuain në mediat italiane është lexuar edhe si një divorc i sigurt i argjentinasit me Milanin, ndërsa tashmë pritet të mësohet vetëm klubi i tij i ardhshëm dhe marrëveshja të bëhet zyrtare. Chelsea është skuadra që po këmbëngul për të transferuar futbollistin, pasi Maurizio Sarri nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të pasur në dispozicion Higuain.


Loading...

Comments

Popular posts from this blog