Uanda Nara luan me shifrat, Interi i mban lojën me 250 milionë euro
Tek Interi tema kryesore nuk është skuadra dhe forma e saj, por rinovimi i kontratës së Mauro Ikardit.
Argjentinasi i udhëhequr nga menaxherja dhe bashkëshortja e tij njëherësh, do të ulen në tavolinë me njerëzit e klubit dhe do të diskutojnë kushtet e kontratës.
Sipas asaj që “Corriere Dello Sport” raporton, Interi fillimisht do të kerkojë që të vendosë një klauzolë fikse për sulmuesin argjentinas.
Nga 110 milionë euro, klubi dëshiron që ta çojë shifrën në 250 milionë euro, për të qenë e sigurtë se askush nuk do e marrë lojtarin me më pak se kaq. Nga ana tjetër Uanda Nara e pranon këtë kusht të ekipit dhe kërkon një rrogë mbi 10 milionë euro që të arrihet akordi.
Sipas saj Ikardi nuk ka më pak cilësi se lojtarët e tjerë që paguhen më shumë nëpër Europë. Duket se të dyja palët janë dakord dhe do të caktohet një ditë për të t’i dhënë fund një telenovele të gjatë mes palëve

Loading...

Comments
Post a Comment