Surprizë/ Chelsea merr vendimin për Hazard
Pasi Chelsea vendosi t’ia mbyllë derën largimit të Eden Hazardit nga Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, drejtuesit e klubit anglez tani janë të vetëdijshëm që belgu dëshiron të largohet përfundimisht.
E përditshmja spanjolle, Marca, raporton se për këtë arsye, Chelsea dëshiron të përfitojë financiarisht nga shitja e tij dhe nuk do të pranojë asnjë ofertë nën shifrën prej 100 milionë eurosh. Hazard ka bërë të ditur se ai ka ëndërruar gjatë gjithë jetës së tij që të bëhej futbollist i “Los Blancos”.
Kontrata e tij në Stamford Bridge përfundon pas 18 muajve dhe ai e dëshiron transferimin në Madrid, edhe pse nuk dëshiron ta lë keq klubin që i dha atij gjithçka deri më tani. Dashuria e tij për “Los Blancos” shkon përtej dashurisë së tij për Zinedine Zidane, i cili ishte trajner i Real Madridit deri në fund të sezonit të kaluar.
Hazard është më shumë sesa vetëm një lojtar në skuadrën e Chelseat dhe së bashku me Cesar Azpilicuetan, ai është një ndër liderët në zhveshtore dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm në klubin londinez.

Loading...

Comments
Post a Comment