Sulmohet djali i trajnerit Marcelo Lippi, 3 persona me maska e goditën...

Menaxheri i futbollit, Davide Lippi, është sulmuar, goditur dhe kërcënuar para banesës së tij në qytetin e Milanos, në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Djali i trajnerit kampion bote me Italinë, Marcelo Lippit, u sulmua nga tre persona me maska, të cilët pasi e goditën, u larguan me motorë nga vendi i ngjarjes.

 Policia e Milanos ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka gjetur Davide Lippin të strehuar në garazhin e tij, ndërsa po heton për shkaqet e ngjarjes.

 Është ende e paqartë se pse mund të jetë sulmuar, por dyshimet e para janë që kemi të bëjmë me grabitës, të cilët dinë mirë për pozitën e Davide Lippit.
Loading...

Comments