Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord pas fitores ndaj Milanit

Pas triumfit në Superkupën e Italisë, Cristiano Ronaldo ka regjistruar një tjetër rekord personal.

CR7 në fakt ka fituar trofeun e katërt të Superkupës por të vendeve të ndryshme.

 Ylli portugez e ka ngritur këtë trofe me katër ekipe të ndryshme në kampionate të ndryshme: në Portugali me Sporting Lisbona, në Angli me Manchester United, në Spanjë me Real Madrid dhe tashmë me Juventus, ndonëse e zhvilluar në Arabinë Saudite.

 Kujtojmë që Juventus fitoi përballë Milanit me rezultatin 1-0 falë golit të Ronaldos.
Loading...

Comments