Reali akuzohet nga njeriu që e bleu Ronaldon: Gabimi nuk ishte shitja, por…

Në vitin 2009-të, Vicente Boluda ka qenë presidenti i Real Madrid nga mesi i janarit, pas dorëheqjes së Ramon Calderon, deri më 1 qershor, kur presidencën e mori Florentino Perez, i cili vazhdon të jetë në drejtim të “Los Blancos”.

Ka qenë viti i CR7! Ai e shikon sot Real-in me pak nostalgji dhe nuk i kursen kritikat ndaj presidencës aktuale. Molla e sherrit, natyrisht, është portugezi, i lënë i lirë të largohet më herët se duhet, sipas ish-presidentit, dhe pa asnjë plan alternativ. Ish-numri një i madrilenëve ka marrë meritat e blerjes së CR7:

“E kemi marrë unë dhe Calderon, kjo duhet thënë. Ia kemi dorëzuar Florentino-s pasi gjithçka ishte nënshkruar dhe paguar. Blerja e tij është përfshirë në bilancin tonë, që do të thotë se është paguar nga ne”. “Ajo lëvizje ka ndryshuar historinë moderne të Real Madrid, si ajo e Di Stefano-s në vitet ’50. Kanë fituar katër Champions League-at e fundit falë tij. Ka qenë shumë i rëndësishëm”. Verën e kaluar Perez vendosi ta largonte pa asnjë plan.

“Nuk dua të fus gishtin në plagë, por 50 golat e Cristiano-s nuk janë zëvendësuar nga asnjeri dhe ky është një realitet. Shitja e tij më ka befasuar kryesisht sepse nuk kishte një alternativë pas tij…”, ka përfunduar Boluda.
Loading...

Comments

Popular posts from this blog