Detaje të reja nga kontrata e Ramsey me Juventus, fitime “marramendëse”
Raportimet e fundit nga mediet britanike dhe ato italiane bëjnë të ditur se marrëveshja mes Aaron Ramsey dhe Juventus është çështje e kryer.
Pasi skadimi i kontratës tek Arsenal po afron, uellsiani është përkujdesur që kapitullin e ardhshëm në karrierën e tij ta vazhdojë në Serie A.
Ai ka zgjedhur kampionët në fuqi të Juventus për të arritur një marrëveshje, e kjo marrëveshje duket se do t’i sjellë atij fitime të mëdha. Sipas “The Times”, Ramsey do të sigurojë rreth 300mijë funte për javë, në kontratën katër vjeçare me Juventus.
Mesfushori i Arsenal ka zhvilluar bisedime të gjata me skuadrën londineze mirëpo nuk ka arritur të arrijë marrëveshje për vazhdimin e kontratës. Ai duket se këtë problem nuk e ka pasur edhe me skuadrën e Juventus, të cilët kanë përmbushur kërkesat e tij dhe pritet që të sigurojnë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Loading...

Comments
Post a Comment