Presidenti i Barçës e konfirmon – ja çfarë do të ndodhë me Vaverden!
Pas një kohe të gjatë për atë se ku do përfundojë Valverde në fund të sezonit, më në fund jepet dhe konfirmohet lajmi nga presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu.
Ky i fundit, gjatë një interviste të dhënë sot, ka zbuluar gjithçka rreth së ardhmes të trajnerit, i cili deri më tash nuk ka folur rreth saj pasi nuk ka qenë i sigurt rreth besueshmërisë që klubi ka pasur për të!
‘Valverde do vazhdojë si trajner i Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm’ – ishin fjalët e Bartomeus, i cili përfundimisht e mbylli temën e së ardhmes së trajnerit.
Megjithatë, nëse klubi nuk e fiton Championsin, klubi mund të shikojë për ndonjë opsion tjetër.

Comments
Post a Comment