Paga marramendëse që Ramsey do ta marrë në Juventus
Juventusi është i gatshëm që ta paguajë mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramseyn, 340 mijë euro në javë, nëse arrihet të kompletohet transferimi i tij nga Emirates në Allianz.
Kjo ofertë bën që paga e Ramseyt pothuajse të trefishohet, pasi që sipas kontratës aktuale që ai e ka me Arsenalin, ai i fiton 140 mijë euro në javë.
Fillimisht raportohej se paga e tij në Juventus do të ishte 160 mijë euro. Mirëpo, sipas The Times, mesfushori i Arsenalit do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me “Zonjën e Vjetër” dhe sipas kësaj kontrate, ai do t’i përfitojë 340 mijë euro në javë.
Edhe pse është raportuar se Ramsey e ka nënshkruar një marrëveshje me Juventusit, ky transferim ende nuk është bërë zyrtar. Ish-mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, e konsideron këtë transferim si investim brilant për klubin italian.
“Transferimi i Ramseyt është një blerje e mrekullueshme. Juventusi e ka përgatitur një marrëveshje të shkëlqyer. Ai është një lojtar i fortë dhe do ta dëshmojë këtë gjë”, ka thënë Pirlo.

Loading...

Comments
Post a Comment