Lë jashtë skuadrës Higuainin, ja çfarë thotë Gattuso...


Gonzalo Higuain duket se është shumë afër transferimit tek Chelsea, dhe kjo mund të konfirmohet edhe nga ngjarjet e fundit në kampin e Milan.

Sulmuesi argjentinas është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen që Milan e luan kundër Genoas.

 Këtë e ka konfirmuar vet trajneri Gennaro Gattuso, i cili nuk ka konfirmuar se lojtari do të kalojë tek Chelsea, por ka dhënë një arsye tjetër për mos ftesën e sulmuesit.

 “Nuk është vendosur asgjë akoma. Për këtë duhet folur me drejtorin sportiv (Leonardo)” ka thënë Gattuso në konferencën për shtyp.

 “Të jem i sinqertë, kam parë një nga seancat më të dobëta stërvitore të tij që kur jam këtu. Gjithë këto biseda nuk po i bëjnë mirë atij” ka thënë tutje ai. “Kam biseduar me Higuain, menduam se ishte veprimi i duhur për të mos u ftuar ai” ishin fjalët e Gattuso.

Milan ndeshjen e radhës do ta luaj të hënën kundër Genoas, me fillim nga ora 15:00.
Loading...

Comments

Popular posts from this blog