Ja çfarë thotë Ronaldo pasi fitoi trofeun e parë me Juventusin

Cristiano Ronaldo është deklaruar i lumtur për golin e fitores të shënuar në triumfin e Juventusit ndaj Milanit në finalen e Superkupës së Italisë.

‘Bianconerët’ e kanë nisur me fitore dhe trofe vitin 2019, duke e mundur 1:0 Milanin në finalen e zhvilluar në Arabinë Saudite. Ishte goli i Cristiano Ronaldos i shënuar me kokë në minutën e 61’-të të ndeshjes që i solli fitoren Juventusit.

 “Ishte një ndeshje e vështirë, është shumë ngrohtë dhe e vështirë të luash në këto kushte”, ka deklaruar Ronaldo pas ndeshjes për Rai Sport.

 “Ne luajtëm mirë, krijuam shumë mundësi dhe padyshim që jam i lumtur që kam shënuar golin fitues”. “Unë jam i lumtur, ishte qëllimi im që të filloja vitin 2019 me trofe, unë tash e kam titullin e parë me Juven dhe jam shumë i lumtur”.

 “Golin ia dedikoj ekipit, familjes sime, miqve dhe të gjithëve në botë që duan Juven dhe Ronaldon”.
Loading...

Comments

Popular posts from this blog