Ish lojtari i Realit: Isco më i miri në botë, ja çfarë do bëj nëse nuk do luajë!

Rafael Van der Vaart nuk i ka kursyer elozhet për mesfushorin spanjoll, Isco, duke kritikuar yrajnerët që nuk po i besojnë.


Isco nuk po gjen rahati te klubi mbretëror pasi ka përfunduar në stolin rezervë dhe me këtë situatë ai po mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”.

“Është çmenduri për mua kjo që po ndodh, ai është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Van der Vaart për Marca. “Por, ai gjithmonë ka probleme me trajnerët dhe madje edhe Zinedine Zidane kurrë nuk i besoi atij 100 për qind”.

“Kur të shkoj për të parë Real Madridin, do ta shoh nëse ai starton, nëse nuk është titullar do të çohem dhe do shkoj në shtëpi”, përfundoi holandezi. Kujtojmë që holandezi ka luajtur për dy sezone me Real Mdridin, ku ka zhvilluar 73 ndeshje duke shënuar 12 gola.
Loading...

Comments

Popular posts from this blog