Gerard jep këtë lajm për dëmtimin e Eros Grezdës

Lajme të mira sjell trajneri Steven Gerard për sulmuesin e Rangers dhe përfaqësueses sonë kuqezi, Eros Grezda.
Sulmuesi kuqezi është dëmtuar në Tenerife të Spanjës, aty ku skuadra skoceze po kryen fazën përgatitore. Ende janë të paqarta arsyet e dëmtimit të tij, por mediat në Skoci kanë zbuluar se Grezda vuan një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë.

Por Gerard ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, duke sqaruar shumë dilema për skuadrën e tij dhe ecurinë e fazës përgatitore, por edhe ka folur për Grezdën. Sipas trajnerit të Rangersit, sulmuesi kuqezi, për të cilin u mendua se do të qëndrojë me muaj larg fushave të blerta, duket se mund të jetë gati pas disa javëve.

 Eros Grezda u bë pjesë e skuadrës së Rangers në verën e shkuar, kur u transferua nga Osijeku i Kroacisë. Me skocezët, sulmuesi kuqezi ka shënuar edhe dy gola këtë sezon ku ka pasur edhe oshilacione në lidhje me aktivizimin e tij, ndonëse gjatë transferimit është pritur me bujë në Skoci.
Loading...

Comments

Popular posts from this blog