Gafa e pafalshme e Barcelonës, aktivizon lojtarin e pezulluar. Rrezikon përjashtimin
Barcelona ka aktivizuar një lojtar të pezulluar në ndeshjen e Kupës së Mbretit me Levanten.
Trajneri Ernesto Valverde aktivizoi në këtë ndeshje edhe Chumin si titullar, pavarësisht pezullimit të lojtarit 19-vjeçar. Barcelona e humbi gjithsesi atë ndeshje.
“El Mundo” në Spanjë shkruan se lojtari i ri duhej të shlyente më parë pezullimin që kishte marrë me rezervat dhe nuk mund të luante me skuadrën e parë.
“Derisa një lojtar të përfundojë pezullimin, nuk mund të luajë për ndonjë ekip tjetër”. Ky është neni 56.3 i kodit disiplinor. Dhe të mendosh që këtë gafë e bëjnë te Barcelona, një nga klubet më të mëdha në Botë. Tani pritet të merren masa dhe katalanasit mund të përjashtohen nga aktiviteti.

Loading...

Comments
Post a Comment