FOTO/ Valverde merr vendim, ja formacioni si do luajë ndaj Levantes

Barcelona nesër me fillim nga ora 21:30 do të përballet me Levanten në kuadër të Kupës së Mbretit për 1/16-at.
Katalanasit do të presin në ‘Camp Nou’ Levanten në kuadër të fazës së dytë për Kupën e Mbretit, pas ndeshjes së parë ku pësuan humbje.

 Skuadra e Valverdes tashmë dëshiron të siguroj kualifikimin për fazën tjetër, dhe siç duket edhe vet tekniku do e bëj më të mirën për këtë.

 Me një rezultat 2 – 1 nga ndeshja e parë, një fitore minimale prej 1 – 0 do i mjaftonte skuadrës blaugrane për të kaluar më tej. E edhe Valverde po përgatitet mjaftë mirë, ku pritet t’a hedh në fushë formacionin më të mirë.

Loading...

Comments

Popular posts from this blog