Edgar Davids e thotë emrin: Ja kush e fiton Champions Leaguen

Juventusi me Cristiano Ronaldon në skuadër mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Kështu ka deklaruar ish-mesfushori i bardhezinjve dhe i disa skuadrave europiane, Edgar Davids. 45-vjeçari që ka veshur fanellën e Juventusit për shtatë sezone duke zhvilluar 159 ndeshje, ka thënë se kampionët e Italisë kanë gjasa të mira për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

 Juventus, edhe pse ka qenë në mesin e skuadrave më të qëndrueshme të viteve të fundit në Europë, ka dështuar të fitojë Ligën e Kampionëve, duke humbur tri finale vetëm pas vitit 2000.

 “Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, edhe pse e mira e kësaj gare është që shumë skuadra mund ta fitojnë atë”, ka deklaruar Davids gjatë qëndrimit në Itali.

 “Me Cristiano Ronaldon, padyshim se ata kanë disa mundësi më shumë”, theksoi holandezi.
Loading...

Comments

Popular posts from this blog